E Shtunë, 31 Tetor 2026

E përplas makina, vdes 54-vjeçari

Elbasan- Një 54-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është përfshirë nga një mjet me targa të huaja. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 19.00 në autostradën Elbasan-Metalurgji. Drejtuesit e tjerë, dëshmitarë të ngjarjes kanë mundur të identifikojnë targën dhe makina është me targa të huaja CZ 695SH e tipit Fiat. Viktima e aksidentit eshte identifikuar me pas nga familjaret e tij. Ai quhet Xhemal Kashari 54-vjeç me banim në lagjen “Haxhias” të qytetit të Elbasanit. Ndërkohë shërbimet e policisë rrugore janë përqendruar në kërkimin e mjetit të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›