E plagos në dorë aksidentalisht Adriano qëllon një vajzë me armë
ROME-Adriano është nga ata që përbën lajm edhe për Krishtlindje. Ish-sulmuesi i Interit, Fiorentinës, Parmës dhe Romës, akuzohet se ka qëlluar gabimisht me armë një vajzë 20-vjeçare në Rio De Zhaneiro.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 6 të mëngjesit, në makinën e futbollistit. Pas daljes nga një lokal nate në lagjen “Barra da Tijuca”, ata kanë hyrë në makinë dhe Adriano ka nisur të luajë me pistoletën e Zhulio Sezar Barros de Oliveira, ish-toger i policisë ushtarake dhe tashmë bodigard. Vajza e plagosur, Adriene Cyrilo, ka treguar se gjatë momentit që po luante, Adrianos iu shkrep padashur arma dhe një plumb e kapi atë në dorë. Ajo iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin Barra d’Or, ndërkohë që Adriano, sipas burimeve të policisë, ka shkuar në shtëpi të pushojë. BMV-ja e tij është sekuestruar dhe aty janë gjetur njollat e gjakut në sediljen e pasme si edhe shenja e lënë nga plumbi. Përveç ish-togerit, që ngiste makinën, brenda saj ishin edhe tre gra të tjera, që do të thirren si dëshmitare për gjithçka ndodhi. Ndërkohë, deponimi i Adrianos ka qenë i ndryshëm. Ai ka thënë se ishte ulur në sediljen e përparme dhe nuk ka qëlluar ai. Madje, sipas një dëshmie tjetër, ka qenë vetë vajza që ka qëlluar veten aksidentalisht, pasi ishte duke luajtur me pistoletën.
Mediat braziliane ndërkohë, kujtojnë se kjo nuk është hera e parë që ish-sulmuesi i Interit dhe tashmë i Korinthiasit përfundon në faqet e para të gazetave për ngjarje të kronikës së zezë. Në të shkuarën ai është akuzuar se i ka dhuruar një motorr të ëmës së një trafikanti droge, ndërsa është fotografuar edhe me një pushkë në dorë.
(d.b/BalkanWeb)