E Diel, 1 Nëntor 2026

Galiani: Nëse s’vjen Tevez, nuk do blejmë asnjërin

TIRANE-Që nga Brazili, Adriano Galiani ka sqaruar merkaton e Milanit, duke dhënë një ultimatum të qartë: “Tevezit i kam dhënë fjalën, do ta presim deri në orën 19 të 31 janarit, kur të mbyllet merkatoja e dimrit.
Do të provojmë të kënaqim tifozët. Nëse Kasano nuk do të kishte patur probleme, nuk do të hnim në merkato. Maksi Lopez? Nëse nuk vjen Tevez, nuk do blejmë asnjërin. Do të ngushëllohemi duke thënë se dashuria e madhe nuk u realizua”. Thënë ndryshe, Milani pret vetëm Tevezin, pasi nuk po negociohet për asnjë emër tjetër. Galiani foli edhe për të ardhmen e Alegrit, që nuk ka rinovuar ende kontratën. “Dëshiron të qëndrojë dhe do ta gjejmë akordin ekonomik. Në kohët e sotme, paratë kanë shumë rëndësi”, deklaroi numri 2 i Milanit.

(a.latifi/d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›