E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, gjendej i pajetë trupi i një personi

Trupi i pajetë i një personi është gjetur ditën e sotme në Durrës. Sipas informacioneve kufoma e seksit mashkull, rreth të 40 është gjetur në lagjen 14 në Shkozet ndërsa ende nuk dihet identiteti i tij.

Mësohet se në trupin e pajetë të viktimës nuk janë gjetur shenja në trup çfarë hedh dyshimit rreth një vdekje të shkaktuar nga ngricat dhe temperaturat e ulëta që kanë mbizotruar gjatë këtyre ditëve.

Kjo pistë mbështet dhe nga dëshmitë e banorëve përreth, të cilët kanë deklaruar se viktima jetonte në një ndërtesë të braktisur. Ndërkohë viktima është dërguar në morgun e Durrësit dhe pritet që ekspertiza të përcaktojë identitetin e viktimës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›