Tronditet kryeqyteti, plumb në kokë efektivit Hyskaj
Një efektiv i policisë rrugore është plagosur vetëm pak minuta më parë në kryeqytet. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e 21 dhjetorit, në Tiranë ku Naim Hyska është plagosur me një plumb në kokë. Ndërkohë Hyska është drejtuar drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Mësohet gjithashtu se gjendja e tij është kritike. Policia bën me dije që Hyska ka qenë duke u futur në banesën e tij, në momentin që autori e ka qëlluar me armë zjarri në distancë. Po sipas uniformave blu, pista kryesore e hetimit është ajo për shkak të detyrës por nuk përjashtohen edhe pistat e tjera.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.