E Shtunë, 31 Tetor 2026

E plagosin në këmbë, tre të arrestuar në Vushtrri

Tre të dyshuar janë arrestuar dje në Vushtrri pasi që të njëjtit kanë plagosur me armë zjarri në këmbë viktimën mashkull Kosovar/Shqiptar.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi.

Policia bënë të ditur se, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit Zastava, një karikator, pesë fishekë, dy armë automatike AK-47 me tre karikator dhe 122 fishekë.

Me urdhër të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›