Kryeministri sirian i shpëton atentatit

Kryeministri sirian Wael al-Halki i ka mbijetuar një sulmi që kishte në shënjestër konvojin e tij në Damask, njofton media shtetërore siriane dhe televizioni al-Manar i Hezbollahut, transmeton Reuters.
“Shpërthimi terrorist në al-Mezze ishte një përpjekje për të goditur konvojin e kryeministrit. Dr Wael al-Halqi është mirë dhe nuk është i lënduar”, njoftoi televizioni shtetëror.
Më herët televizioni raporti se “shpërthimi terrorist” në distrktin Mezze, ku janë të vendosura shumë institucione qeveritare dhe ushtarake dhe ku jetojnë zyrtarët sirianë, ka shkaktuar viktima.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, që është një rrjet i burimeve të informacioneve nga opozita në Siri, tha se raportet fillestare tregojnë se një person që po shoqëronte kryeministrin është vrarë./Indeksonline/