E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perëndimi s’do të konfrontohet rreth Kosovës me Rusinë e Kinën

Fuqitë më mëdha të botës – SHBA-ja, Britania Madhe, Franca, Gjermania, nga njëra anë, dhe Rusia e Kina - nga ana tjetër, nuk do të konfrontohen rreth Kosovës, thotë ish-ministri britanik i Mbrojtjes, Dag Henderson, në kohën e qeverisjes së Tony Blair.

“Kryesisht mendohet që problemi i Kosovës duhet të zgjidhet në Ballkan, e pastaj si dhe ish-Jugosllavia, të ketë marrëdhënie stabile me të tjerët në Evropë. Tito këtë bëri para 40 vjetësh. Ndërsa SHBA-ja dhe BE-ja me siguri duan një rajon stabil në Ballkan”, transmeton qik-u deklaratën e Hendersonit për gazetën serbe “Danas”.

Në vërejtjen se përse fuqitë e mëdha e njohën pavarësinë e Kosovës sidomos në dritën e asaj se Kosova ishte protektorat i KB, Henderson tha se shumica e vendeve ishin të mendimit se “qorrsokakun patjetër duhet shpërthyer”, apo se “duhet dalë nga rruga pa krye dhe që Ballkani të jetë kolektivisht në rregull, përkatësisht që të ketë dobi nga mbrojtja e NAT0-s dh anëtarësimi në BE. Ky, shtoi ai, nuk fundi i procesit, por vetëm fillimi.

“Mendoj se Prishtina dhe Beogradi duhet të merren vesh që dallimet e ndërsjella nuk duhet të jenë pengesë që të evropianizohen dhe të hynë në BE. Nëse Serbia dëshiron të jetë në BE, atëherë çdo konflikt eventual me Kosovën mund të jetë pengesë për përfshirjen e saj “, tha Henderson./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›