E preferon Realin për kundërshtar

Mbrojtësi i Schalkes, Christoph Metzelder do të dëshironte që të përballet me Real Madridin, në fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve.
Ekipi gjerman e siguroi kualifikimin si lider nga Grupi B pas barazimit 1:1 me Montpellier, që do të thotë se në të tetën e finales do të luajë me një ekip që ka përfunduar në pozitën e dytë.
“Natyrisht, ne jemi të lumtur që e kemi mbyllur grupin përpara Arsenalit, pasi është njëri prej ekipeve më të mira të Championsit. Real Madridi do të ishte një kundërshtar fantastik për ne në fazën tjetër”, deklaroi Metzelder në konferencë për shtyp.