Pastore mund të kthehet në Itali

Eksperienca e Javier Pastores në Francë nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Mesfushori argjentinas nuk e ka gjetur veten në Paris Saint Germain, prandaj ka gjasa që ai të largohet nga kryeqyteti francez gjatë janarit, maksimum në verën e ardhshme.
“Në Palermo kam kaluar dy vjet të bukur, do më pëlqente të kthehem në Itali, por jo tash”, ka thënë përfaqësuesi argjentinas pas fitores së PSG-së ndaj Portos.
“Momentet e vështira ndodhin, por jam mirë në Paris dhe dua të mbetem, së paku deri në fund të sezonit”, shtoi Pastore, i cili mund të shkëmbehet me Wesley Sneijderin e Interit.