E Shtunë, 31 Tetor 2026

E pret Atifeten

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa po shfaqet insistues për respektimin e marrëveshjes, pasi sipas tij, kjo është parakusht për reformën zgjedhore. Ai pohon se është duke pritur një qëndrim më të qartë nga Kryeministri Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli dhe para së gjithash nga Atifete Jahjaga.

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa këmbëngul në zbatimin e marrëveshjes që e kishte arritur në muajin prill me Kryeministrin Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacollin.

Të hënën, Mustafa madje është shfaqur i bindur se ajo marrëveshje do të gjejë zbatim.

“Ne do të insistojmë që marrëveshja të realizohet, sepse realizimi i saj është parakusht që të çohen reformat përpara”, ka thënë ai.

Por, realizimi i kërkesës së tij në praktikë është vënë në pikëpyetje pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e cilësoi marrëveshjen në kundërshtim me ligjin.

Gjykata kishte vlerësuar se shkurtimi i mandatit të Presidentes që parashihet në bazë të paktit PDK, LDK, AKR për shpalljen e zgjedhjeve të reja është shkelje e të drejtave të njeriut.

E, krejt çka pret Mustafa pas këtij vendimi, është pikërisht qëndrimi i Presidentes Atifete Jahjaga, e cila është produkti kryesor i marrëveshjes.

“Natyrisht ne presim se do të lëvizë dhe të deklarohet edhe Presidentja në lidhje me këtë...”.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›