Jakshiq: Marrëveshjet e bëjnë Kosovën të pavarur

Në një deklaratë për mediat lokale serbe në Mitrovicë, Jakshiq tha, se me zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, Kosova do të bëhet e pavarur.
“Gjatë fushatës parazgjedhore, krerët e SNS të Nikoliqit thoshin se do të luftojnë për anulimin e marrëveshjeve të Tadiqit e Stefanoviqit, sepse ato janë kundër interesave nacionale të Serbisë dhe antikushtetuese, ndërsa tani shëtisin nëpër Evropë, e për Kosovën nuk mendojnë fare. Nëse zbatohen marrëveshjet, sidomos ato për tabelat e regjistrimit të veturave, si dhe për integrimin e kufijve, atëherë definitivisht do të bie veriu i Kosovës. Si pasojë e zbatimit të marrëveshjeve do të jetë shteti i pavarur i Kosovës edhe ‘de fakto’, në teren”.
“Në pritjen e mbretëreshës Elizabeta merrte pjesë presidenti Nikolliq, por edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Me udhëheqjen paraprake ishim mësuar me këso gjërash, por po çuditëm me këta të rinjtë, por edhe nuk po çuditëm, sepse Perëndimi për kohë të gjatë e dëshiron Kosovën e pavarur, ndërsa ne gabojmë sepse në vend që ta ruajmë territorin tonë, betohemi në BE”, ka thënë Jaksiq, i cili ka ripërsëritur se SNS-ja dhe vetë Nikoliqi dhe ata të koalicionit qeverisës e kanë gënjyer popullin serb.
“Dhe tani çfarë thonë ata, se do t’i pranojnë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara të Borko Stefanoviqit me Edita Tahirin. Kjo do të thotë që Kosova edhe faktikisht do të jetë shtet i pavarur”, citon Zëri fjalët e Jaksiq, i cili e ka cilësuar këtë si tradhti kombëtare.