E Shtunë, 31 Tetor 2026

E pret Fabregasin sezonin tjetër

Andres Iniesta beson se mesfushori i Arsenalit, Cesc Fabregas do t’i bashkohet atij tek Barcelona verën e ardhshme. Heroi i Spanjës në Botërorin e fundit pret që Fabregas të luajë edhe një sezon tek Topçinjtë, për ta fituar titullin në Premierligë, përpara se të rikthehet në vatrën e tij të vjetër, Camp Nou.

“Cesc dëshiron të jetë me ne, por ai më ka treguar se sa është i lidhur me fansat Arsenalit, që e kanë atë në zemër. Ai është lojtar i veçantë dhe shpresoj që ta fitojë titullin me Arsenalin”, theksoi Iniesta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›