Riberi rikthehet pas skandalit

Mesfushori francezi Franck Ribery është rikthyer në stërvitje me Bayern Munich, për herë të parë, që kur është vënë në shënjestër të hetimit nga autoritetet franceze, me dyshimin për kryerje të mardhënieve seksuale me një prostitutë nën moshë.
Futbollisti i Bayern Mynih është marrë në pyetje nga policia në lidhje më këtë cështje, ndërsa dënimi maksimal, nëse shpallet fajtor, është tre vjet heqje lirie dhe një gjobë prej 45,000 euro. Mbrojtja e Ribery ka bërë të ditur se ai nuk e dinte moshën e vajzës në atë kohë.
Gjithësesi, tifozëve të Bayern Mynih nuk i intereson aspak ajo që futbollisti bën në jetën e tij private. "cështjet e tij private janë private. Ato nuk kanë lidhje me sportin. Nëse ai luan mirë për Bayern, vetëm kjo është e rëndësishme” tha një tifoz. Tekniku holandez, Louis van Gaal, ka ndjekur me kujdes sesionin stërvitor, kur tashmë janë kthyer në dispozicion të tij të gjithë futbollistët, pjesëmarrës në Botërorin Afrikë e Jugut 2010. për bavarezët, objektivi i këtij sezoni është fitimi i Ligës së Kampioneve, të cilën dështuan ta fitojnë përballë Interit majin e kaluar.
Eno Skarço < I mëparshmi