E pse duhet te behemi bashke

Pse duhet te behemi bashke me po keta politikane qe jane sjellur keq me qytetaret ne keto vitet e pasluftes
Nga Albin Kurti
Nuk ishin te pakte ata qe na paten akuzuar pse nuk e nenshkruam te ashtuquajturin Kod te Miresjelljes bashke me politikanet e tjere para zgjedhjeve. Se pari pse duhet te sillemi mire sipas nje kodi kur thjesht mund ta respektojme ligjin Se dyti pse duhet te behemi bashke me po keta politikane qe jane sjellur keq me qytetaret ne keto vitet e pasluftes Se treti a do te sillen njerezit mire vetem pse e nenshkruan nje deklarate qe quhet e miresjelljes nderkohe qe e dine se kurrfare pasojash nuk do te kene ne rast se bejne te kunderten Zgjedhjet e mepastajme e vertetuan qendrimin tone te drejte asokohe Kodi i Miresjelljes sherbeu si relaksim i opinionit para vjedhjeve qe do te beheshin. Shkelesit e kaluar dhe shkelesit e ardhshem te ligjit po e benin nje gjest miresjelljeje formale per hir te kamerave televizive. Ata po silleshin mire me njeri-tjetrin para se te sillen keq me qytetaret dhe voten e tyre.
Levizja VETVENDOSJE ka bere numrin me te madh te ankesave dhe denoncimeve per parregullsite dhe shkeljet e shumta te zgjedhjeve te 12 dhjetorit 2010. Njesoj ishte edhe me rastin e perseritjeve te pjesshme te zgjedhjeve qe pasuan me 9 dhe 23 janar 2011. Ne si subjekt politik kesaj radhe garuam per here te pare. shte lehte e besueshme qe partite e tjera kane pasur me shume pervoje e kapacitete per te bere me shume ankesa sesa ne. Ato kane mundur ta deshmojne vjedhjen dhe dhunen shume me teper sesa ne pergjate ketyre zgjedhjeve. Mirepo ja qe ne me te rinjte dhe me mundesite me te pakta ne krahasim me gjithe te tjeret dokumentuam me se shumti shkeljet flagrante te ligjit qe gjithsesi deformuan vullnetin e votuesve. Pra Levizja jone tregoi qe luften per drejtesi nuk eshte e thene qe e shpiejne perpara ata qe i kane mundesite e njohurite me te medha por ata qe e kane vullnetin per drejtesi me te madh. E mbase nuk mund te kene vullnet per drejtesi ata qe nuk kane interes per drejtesi. Politikanet qe jane pasuruar e ngjitur drejt majave te sistemit ne kushtet e padrejtesise tashme jane bere edhe vete ata pjese e ketyre kushteve.
Cilido qe te jete koalicioni i ardhshem qeveritar dhe sado i madh te jete ai kurrsesi nuk do te mund te kete jete te gjate. Qeveria e ardhshme do ti ngjaje nje elefanti me kembe prej qelqi qe nuk i leverdis as te qendroje ne vend e as te leviz perpara. Ngjizja aktuale e koalicionit permes negociatave nderpartiake eshte teresisht joparimore dhe jopolitike. Ambiciet personale te krereve te partive dhe te fraksioneve te partive jane e vetmja shtyse drejt formimit te koalicionit qeverises. Per kurrfare programi a vizioni te pergjithshem per Kosoven nuk diskutohet ne keto negociata por vetem per apetitet e aktereve te vecante. E vetmja gje qe dihet eshte se ata qe po behen bashke ne koalicion qeveritar do te behen bashke per negociata me Serbine dhe per privatizimin e PTK-se KEK-ut e Trepces. Pra po behen bashke qe ne njeren ane Kosoves tia rrudhin territorin e ne anen tjeter tia bjerrin popullit te Kosoves pasurine publike.
Ne vecanti partite politike qe do ti bashkoje qeverisja e ardhshme nuk kane program per te miren e Kosoves porse ato i pret program i gatshem per ta demtuar Kosoven. Ne pergjithesi elita politike ne Kosove nuk eshte aq e ndare ne parti sa e ka ndare Kosoven kundrejt se ciles partite jane bashke. Prandaj roli i Levizjes VETVENDOSJE si opozite parlamentare dhe jashteparlamentare eshte i pazevendesueshem dhe i domosdoshem. Prandaj regjimi perpiqet qe debatin e vertete politik per negociatat dhe privatizimin ta zevendesoje me debatin per ceshtje teknike e procedurale si puna e betimit ne Kuvend.
Tri vjet pas shpalljes se pavaresise Kosova po behet me Kuvend te ri te nje shteti pa sovranitet dhe te nje ekonomie pa prodhim. Serbise po i ngutet qe ti filloje negociatat me Kosoven. Ajo e ka kuptuar qe koniuktura politike e Kosoves e korruptuar dhe e shantazhuar sic eshte po diskreditohet me shpejtesi dhe po behet e paperdorshme per aspiratat e Serbise per nje republike serbe ne Kosove. Per te njejten arsye po iu ngutet edhe korporatave nderkombetare qe duan ti blejne me lire se badihava ndermarrjet publike fitimprurese te Kosoves si puna e PTK-se. Le te ngutemi ne qe keta te vonohen.
Lajme te ngjashmeVetevendosje analize zhvillimeve ne KosoveKantriman ne Prishtine Presim qeverisje te paster SHBA do ju mbeshteseDuke pritur qeverine qe e presin negociatatDonatoret e huaj Rrezikohet e ardhmja ekonomikeMos me bej numra Lidhjealbin kurti Levizja VETVENDOSJE prishtine