E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne shqiptaret dhe modeli yne evropian

1.

Kam shkruar edhe nje here tjeter per vitin e paharruar 1990 per vitin anno domini per vitin e bekuar kur u shemben muret dhe barriera vrasese e vetizolimit komunist per vitin kur ne shqiptaret kuptuam se pertej nesh ekzistonte nje bote tjeter nga e cila ishim veteperjashtuar tragjikisht ne saje te politikes se mbrapshte te diktatures komuniste. Gjate kohes se gjate te regjimit diktatorial propaganda komuniste trumbetonte ne popull idene moralizuese sikur gjoja ne si shtet dhe partia e asaj kohe si e perkryer ne sherbim te popullit ishim qendra e botes.

Por pas renies se komunizmit dhe ballafaqimit tone te befte me boten ne kuptuam me dhimbje se e gjithe ajo propagande kishte qene nje genjeshter e paskrupullt dhe naive. Evropa per cdo shqiptar pas kesaj u shnderrua ne nje enderr. Nje enderr qe kishte te bente me deshiren e integrimit shqiptar ne arenen nderkombetare nje enderr jetike e individit te keqtrajtuar shqiptar ne diktature per me shume buke per me shume drite per me shume liri me shume dinjitet njerezor dhe me shume mundesi per nje jete me te mire.

Kjo enderr na ka ushqyer me shprese dhe vitalitet per ti perballuar me stoicizem per me se njezet vite veshtiresite e panumerta te tranzicionit disfatat politike oscilacionet akrobateske te luhatjes se nivelit ekonomik premtimet dhe refuzimet e nderkombetareve derisa vjen nje moment si ky i pozicionit ku gjendemi tani ne raport me Evropen ku mund te themi se gjithsesi dicka me se fundi eshte arritur. Por kjo dicka eshte shume e brishte dhe fare pak optimiste nese vete ne nuk e vleresojme qenien tone kombetare si pjese e pandare e Evropes jo sepse ajo na pranoi tani por sepse ne kemi qene pjese e saj dhe si te tille duhet te ecim me hap te sigurt ne vetvete ne drejtim te integrimit.

2.

Ne fakt po ti kerkojme thelle ne histori rrenjet e evropianizimit shqiptar ato rezultojne gjithnje te vendosura ne nje taban shume te lashte dhe te qendrueshem. Qe ne kohe te lashta. Te pakten qe ne shekujt e pare te historise se Perandorise se Romes kur trualli shqiptar banohej nga paraardhesit tane iliret. Edhe gjate mesjetes ky truall ka qene vazhdimisht pjese e pandare e historise se perbashket evropiane. Ka vuajtur bashke me Evropen eshte gezuar bashke me Evropen. Te pakten deri me pushtimin osman kur roli i saj gjate mbreterimit te Gjergj Kastriotit u be akoma me i dukshem per fatet e Evropes se asaj kohe.

Sic e ka cilesuar dhe gjuhetari i shquar shqiptar Eqrem Cabej Shqiperia ka pasur gjithnje nje rol te rendesishem ne fatet e te dy pjeseve te kontinentit evropian sepse vete pozicioni gjeografik i vendit tone e percakton nje rol te tille. Eqrem Cabej Shqiptaret midis Lindjes dhe Perendimit.

Gjithnje sipas Cabejit Shqiperia ka sherbyer si pika e takimit te dy kulturave te medha pika e takimit te dy qyteterimeve Orientit dhe Oksidentit. Shqiperia ka qene porta per te kaluar nga Perendimi ne Lindje dhe anasjelltas. Si e tille gjithmone ka qene edhe e prekur nga rrymat e forta te fateve te historise evropiane te cilat here kane vepruar pozitivisht e here te tjera negativisht. Nje mbrese e paharrueshme e ndikimeve te Evropes Lindore ishte pikerisht sistemi komunist qe u instalua ne Shqiperine e gjysmes se dyte te shekullit XX sistem i cili u importua pikerisht nga modeli me diktatorial ne historine e kesaj filozofie politike nga stalinizmi sovjetik.

Por me se shumti kulturat evropiane perendimore per shqiptaret kane qene orientuese e menyres se qeverisjes dhe jeteses te pakten qe ne Mesjete mbasi titujt e elitave aristokracise te Evropes se asaj kohe jo vetem qe kane qene te njohur dhe te perdorur nga fisniket shqiptare te koheve para pushtimit osman por shenjat e kesaj kulture ruhen ende sot ne mbiemrat e njerezve apo ne emrat e vendeve. Si p.sh. Dukagjin. Dukagjin eshte emer vendi ne veri te Shqiperise dhe ne Kosove i formuar nga emrat Duke titull i larte aristokracie dhe Gjin. Apo mbiemri Gjikondi qe perdoret kryesisht si mbiemer ne jug ne zonen e Vlores emer i cili eshte formuar nga emri Gjike dhe Kont.

Nen pushtimin e gjate osman shqiptaret humben shume gjera por jo thelbin e tyre prej banoresh me orientim te lashte perendimor. Kjo qofte ne besime edhe pjesa islame e Shqiperise eshte mjaft tolerante ndaj besimeve te tjera gje qe sndodh as ne ditet tona ne kulturat orientale qofte ne menyren e jeteses ne psikologjine e te menduarit apo nga ana antropologjike ku raca shqiptare sipas antropologut me te njohur shqiptar Jakov Milaj klasifikohet si race e paster ariane. Jakov Milaj Raca shqiptare.

Momenti qe do ta vulose prej verteti de jure Shqiperine si faktor evropian tashme i perket se ardhmes. Le te shpresojme se kjo e ardhme do te jete e afert. Dhe ky moment do jete patjeter pranimi i Shqiperise me statusin e plote si vend i shoqerise teresisht evropiane. Eumlshte fjala per pranimin ne Bashkimin Evropian.

3.

Sic e dime diktatura komuniste na la mbrapa ne integrimin e tone me sens kombetar dhe nderkombetar. Gjate kesaj kohe kur vendi qeverisej nga diktatura vendet mike te Shqiperise u bene pergjithesisht vendet e ish bllokut sovjetik prej te cilave me rol kryesues ishin Rusia dhe Kina. Por dhe kjo nuk zgjati shume sepse me kalimin e kohes keto vende e zbuten luften e brendshme klasore te diktatures se proletariatit ndersa tek ne diktatori Enver Hoxha nuk e pranoi nje zbutje te tille. Pas kesaj per dekada me radhe vendi u izolua teresisht.

Por fryma evropiane shqiptare e cila kishte mbijetuar per pese shekuj nen hordhite e panumerta aziatike nuk mund te zhdukej me gjithe propaganden dhe dhunen e fuqishme te regjimit.

Ne fillim te vitit 1990 per Shqiperine dhe shqiptaret filloi te fryje nje ere e re. Ishte era e demokracise. Ishte era e konfirmimit te qenies evropiane per shqiptaret nen diktature. Ne Shqiperine e asaj kohe u shfaqen shenjat e nje etjeje te madhe per qyteterimin evropian. Duke filluar me muziken veshjet e modes mbajtjen e flokeve etj.

Por keto nuk mund te realizoheshin tashme pa e pare Evropen nga afer. Nuk mund te realizoheshin ne Shqiperine ku mendesia komuniste ishte ende e forte. Pervec kesaj edhe vete shteti komunist ende nuk kishte rene. Atehere rruga e shpetimit ishte braktisja e atdheut te pushtuar nga diktatura. Dhe keshtu ndodhi.

Me 2 korrik 1990 ndodhi eksodi i pare i braktisjes se atdheut ne kerkim te Evropes permes dyndjes se popullit neper ambasada ne Tirane. Ne nentor te po ketij viti si per te legjitimuar dhe perkrahur moralisht refuzimin e asaj jete ne atdheun e dhunuar nga vete bashkatdhetaret komuniste u arratis nga Shqiperia edhe vete shkrimtari Ismail Kadare i cili nderkohe me famen e tij i kishte kapercyer kufijte e vete Evropes.

Ne dhjetor te ketij viti ndodhen ato ngjarje te paharrueshme qe sollen permbysjen e regjimit komunist dhe sistemin e ri politik pluralist. Megjithate as pas kesaj rruga e shqiptareve per ne Evrope sdo te ishte e lehte. Prapambetja e gjate e sistemeve dhunuese qe siu kishin ndare shqiptareve prej shekujve u la atyre trashegim vendin me te varfer dhe me te prapambetur ne aspektet e mbijeteses ne krejt vendet e Evropes. Ketu do fillonte ajo periudhe e gjate qe do te quhej tranzicion.

Ngjarja me e rendesishme ne periudhen e tranzicionit ndoshta do te ishte pranimi i Shqiperise ne Keshillin e Evropes ne vitin 1995. Kjo ngjarje do te pasohej ne keto dy vitet e fundit me dy ngjarje te tjera shume te rendesishme per shqiptaret me pranimin e Shqiperise si anetare ne NATO dhe me pas me liberalizimin e vizave per levizjen e lire ne Evrope. Ngjarja e trete sigurisht do te jete pranimi i vendit tone ne BE.

4.

Tashme qe jemi me afer se kurre nga ana institucionale me Evropen. Nga ana mentale dhe etnike sic e evokuam ne pershkrimin e shkurter historik me lart nuk kemi qene te privuar as ne shekujt me te erret. Por edhe vete Evropa ndodhet tashme perballe dilemash jo te vogla per ruajtjen e pozitave te veta social-ekonomike dhe politike. Papunesia ne rritje ngritja e cmimeve te mallrave te konsumit hidrokarbureve dhe paralizimi i investimeve te reja kane filluar te shfaqin nje nervozizem dhe panik te pergjithshem te popujve te cilet here pas here e shperfaqin pakenaqesine e tyre permes tubimeve apo demonstratave ne shume vende te kontinentit.

Vete periudha historike qe po kalojne kombet evropiane ne zhvillim percakton natyren e nje raporti kerkues te individit ndaj vetvetes ndaj te tjereve ne rolin e partnerit dhe domosdo ndaj elitave qeverisese. Kufijte fizike po zhduken bashke me kufijte fizike po reduktohen dhe shkojne drejt zhdukjes dhe kufijte sociale. Duke analizuar kete fenomen Thierry de Montbrial thote se Sot nuk ka shtete-kombe te pasura te gjalla prane shteteve-kombe te varfra. Pasuri e varferi gjenden te perziera ngushtesisht gjithkund ne brendesi te te njejtit qytet. Duke marre parasysh kete mjegullnaje kaleidoskopike urbanizmi duhet te konsiderohet si nje fakt politik madhor Thierry de Montbrial ne Lindja e nje qyteterimi

Ne Shqiperi si ne Evrope urbanizmi po zhvillohet nga dita ne dite. Shqiperia e sotme eshte ne rrugen evropiane dhe ne smund te pretendojme me ndonje gje te madhe nga Evropa e cila shpesh here vetem sa e ka ushqyer vendin tone me disa prej fenomeneve te shemtuara sociale per te cilat ne tashme ankohemi. Problemi me i madh yni qe ne fakt nuk eshte importuar nga Evropa por eshte teresisht vendas eshte tonaliteti agresiv i komunikimit midis kahjeve politike dhe mungesa e bashkepunimit pozite - opozite. Fatkeqesisht ky eshte nje fenomen qe e ka karakterizuar klasen tone politike pothuaj gjate gjithe ketyre dy dekadave ne pluralizem.

Dhe ky nuk eshte fenomen evropian. Kjo eshte nje semundje shqiptare se ciles tashme i duhet dhene fund njehere e mire. Qe shqiptaret te mos jetojne me mes traumash dhune si ajo e 21 janarit prane Kryeministrise. Qe pamje tragjike nga Shqiperia evropiane te mos bejne me xhiron e botes duke perhapur dilemen e dhimbshme te qenies tone pro apo anti-Evropes.

Nese kerkojme vendin tone ne Evrope ku dhe na takon atehere mendoj se duhet te perzgjedhim nga Evropa modelin me te mire.

Dhe sigurisht te prezantohemi vete atje gjithmone me modelin tone me te mire.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›