E Shtunë, 31 Tetor 2026

E qeshura, ilaçi më i mirë

Nga Express më 30 gusht 2011 në ora 10:57

Të shikosh një film për të qeshur është ilaçi më i mirë për zemrën.

Sipas një studimi, ndjekja e një filmi komedi apo programi zbavitës i bën shumë mirë zemrës dhe e kundërta mund të thuhet për filmat me luftë horror, që shkaktojnë stres.

Udhëheqësi i kërkimit shkencor, Dr. Michael Miller, i Universitetit të Maryland në SHBA, ka dalë në përfundimin se qarkullimi i gjakut pëson ulje gjatë shikimit të filmave me luftë apo të frikshëm duke dëmtuar shëndetin.

“Mesazhi i këtij studimi është se e qeshura bën mirë për shëndetin. Rezultatet treguan se e qeshura sjell benefite të ngjashme me ato të ushtrimeve aerobike. Njerëzit që panë filmin komik gjatë studimit kishin një përmirësim të qarkullimit të gjakut”, u shpreh Miller. /tch/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›