Shqipëria U-17 thyen tabunë e humbjeve. Fiton 2-1 kundër Irlandës
U-17 Shqipëri-U-17 Irlandë 2-1
Shënues: Marku 35, (11m), Ymeralilaj 49/ Grealish 43
Shqipëria
Teqja, Jonuzi, Syku, Marku, Sokoli, Çekiçi
Hakrama (Vatnika 72), Ymeralilaj, Ymeraj, Bardhi, Beqiri (Murati 44) (Lokaj 52)
Trajner:Xh. Mustedanagiç
Irlanda
Grimes, Long, Koin, OReili, Byrn (Mek Bleid 63), ONeil (Uilkinson 41), Grealish, Heis, OKonor (Ledi 57), Mek Konell, OSuleman.
Trajner Xh. Morling
Gjyqtarë: A. Arsenian, E. Arevshatian (Armeni), A Van der Verf (Holandë)
Kaerton i Verdhë: OReili (2)
Karton i Kuq: OReili
Ka ardhur më në fund edhe fitorja e parë për skuadrën shqiptare të U-17. Të rinjtë kanë fituar 2-1 kundër Irlandës në një ndeshje të dominuar prej tyre në pjesën e parë, por shumë e vuajtur në fund të saj. Një fitore, e cila duhet quajtur ngushëlluese për skuadrën tonë drejtuar nga Mustedanagiç. Pakkush kish menduar se pa dy humbjeve të para 0-4 me Holandën dhe 0-3 me Serbinë skuadra jonë do reagonte kundër Irlandës. Por ka ndodhur e kundërta. Më një lojë shumë racionale skuadra kuqezi ka arritur të thyejë tabunë e humbjeve. Në minutën e 35-të ka qenë një aksion i skuadrës sonë, që është munduar të finalizohët nga Ymeralilaj. Por këtu ka mbëritur ndërhyrja e rëndë e mbrojtësit irlandez OReili, i cili ka shkaktuar penallti dhe është ndëshkuar me karton të verdhë. Nga pika e bardhë Marku ka gjuajtur saktë, duke shënuar golin e parë për skuadrën tonë dhe të parin në këtë aktivitet. Pjesa e dytë ka nisur me epërsi të skuadrës shqiptare, ku më parë Jonuzi e pas tij Çekiçi në harkun e 40 sekondave kane qenë shumë prantë shënimit të golit të dytë. E kush nuk shënon, pëson. Vetëm 60 sekonda më vonë irlandezet barazojnë me anë të Grealishit. Por vetëm provizorisht, pasi në minutën e 49-te Ymeralilaj ka shënuar golin e dytë për skuadrën tonë. Një gol që do rezultonte deciziv për këtë skuadër, e cila më pas ka qenë e detyruar të pranojë presionin irlandez deri në fund të ndeshjes. Presion, i cili ka rezultuar i kotë, pasi rezultati përfundimtar ka mbetur 2-1 për kuqezinjtë. Në ndeshjen tjetër të grupit Holanda ka barazuar 1-1 me Serbinë dhe falë golaverazhit ka vazhduar më tej.
Renditja
Grupi 5-te/Raundi Elitë
Holanda 7 pike 7-2
Serbia 7 pik렠 5-1
Shqipëria 3 pikë 2-8
Irlanda 0 pikë 2-5
