Çmendet piloti, terrorizon udhëtarët me thirrjet “Al Qaida”

Clayton Frederick Osbon, 49 vjeç, nisi të bërtiste ‘po rrëzohemi, thoni lutjet e fundit’, duke terrorizuar udhëtarët. Ai thërriste ‘Irak, Al Qaeda, terrorizëm’.
Disa nga udhëtarët u detyruan ta neutralizojnë atë, deri kur aeroplani bëri uljen e detyruar.
Piloti, që kishte 12 vjet si kapiten i JetBlue, nisi të sillej çuditshëm. Shkonte shpesh në banjë dhe fliste me udhëtarët. Bashkë-piloti i tij e kuptoi diçka të tillë dhe herën e fundit kur ai shkoi në banjë, i mbylli derën e kabinës dhe nuk e lejoi atë të futej brenda. Atëherë Osbon nisi të ulërinte: ‘Më lër të hyj brenda’. Pasi nuk mundi të hynte brenda, nisi të bërtiste përpara udhëtarëve: ‘Po rrëzohemi, po rrëzohemi, thoni lutjet e fundit’.
Disa udhëtarë e kapën pilotin dhe e mbajtën atë poshtë, derisa aeroplani u ul.
Por gruaja e Osbon, Connye, duke folur për ABC, tha se ka gjëra që njerëzit nuk i dinë ende. “Kjo histori ka disa anë të saja, mos e harroni këtë,” tha ajo.