E Diel, 1 Nëntor 2026

E refuzoi Zenitin

Sulmuesi rus i Tottenhamit, Roman Pavlyuchenko, i ka shpjeguar arsyet se pse nuk iu bashkua Zenit San Petersburgut të Luciano Spallettit. Sulmuesi biond ishte rritur tek Dinamo Stavropol.

“Kohëve të fundit flitet shumë për mua dhe Zenitin. Por, mund t’iu siguroj se unë nuk do të shkoj kurrë në atë klub, ngase unë kam kaluar një kohë të gjatë tek Spartak", ka thënë reprezentuesi rus.

"Ndoshta dikë e bëj të lumtur me këtë vendim, e dikë të hidhërohet. Për mua ishte e rëndësishme t’i ruaj raportet me Spartak, të cilat do të prisheshin sigurisht nëse do të shkoja tek Zenit. Është njëjtë si të shkosh nga Tottenham tek Arsenal”, shtoi Pavlyuchenko.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›