E Diel, 1 Nëntor 2026

Dëshiron të largohet

Klaas Jan Huntelaar ka vendosur: dëshiron ta lëshojë Milanin në janar, për të mos rrezikuar Botërorin e Afrikës së Jugut, të cilin nuk mund ta shijojë pa luajtur deri në qershor.

“Zyrtarët e klubit më kanë thënë se kanë besim tek unë, por unë dëshiroj të luaj më shumë. Do më pëlqente të shkoj tek një klub si huazim, për t’u rikthyer më pas dhe për ta demonstruar se e meritoj të jem tek Milan”, tha ish sulmuesi i Real Madrid për të përditshmen holandeze, De Telegraf.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›