E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerrard nuk lëviz

Spekulimeve të fundit se mund t’i bashkohet Realit të Madridit ose Milanit gjatë verës që vjen, u ka dhënë fund të mërkurën mesfushori anglez i Liverpoolit, Steven Gerrard.

Mediat angleze shkruanin se ai kishte një zënkë me menaxherin spanjoll, Rafael Benitez, por çdo gjë është sqaruar nga përfaqësuesi anglez.

“Nuk e kuptoj se si mund të thuhen gjëra të tilla, që janë totalisht shpikëse”, ka thënë kapiteni i Liverpool, i cili mendon ta përfundojë karrierën tek klubi që bëri emër, përkundër krizës momentale të rezultateve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›