E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola, vazhdon kontratën

Josep Guardiola, të mërkurën e ka vazhduar kontratën edhe për një vit me Barcelonën. Këtë lajm e ka bërë të ditur trajneri spanjoll, në një konferencë për shtyp.

“E di se herët apo vonë do të largohem nga Barcelona dhe e di se në asnjë vend tjetër nuk do të kaloja më mirë se këtu, por preferoja që rinovimin ta zyrtarizoja pas përfundimit të sezonit. Mendoj se trajnerët duhet të lidhin kontrata për periudha të shkurtra dhe ta rrëmbejnë konfirmimin në fushë”, ka thënë Guardiola, i cili kështu do të jetë në krye të klubit katalunas deri në verën e vitit 2011.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›