Ish-presidenti izraelit Katzav denohet per perdhunim

Fajtor - ne thuajse te gjitha pikat e akuzes. Me siguri Moshe Katzav nuk e kishte pritur kete. Vetem akuza e ngacmimeve para deshmitareve nuk arriti te provohej. Gjykata e shpalli ate fajtor per aktin penal te perdhunimit ne dy raste si dhe per ngacmime seksuale te varteseve. Sipas gjykatesit ne vitet 1990 ai ka perdhunuar nje punonjese kur ishte minister i Turizmit. Vec kesaj ne kohen qe mbante postin e presidentit te vendit ka abuzuar dhe ngacmuar seksualisht dy vartese.
Brohoritje para salles se gjyqit
Ronnit Amiel kryepaditesja ne proces iu drejtua pas shpalljes se vendimit te gjykates viktimave te cilat kishin marre pjese si deshmitare ne proces Ne qe ju njohem gjate procesit dhe pame se sa te guximshme dhe te vendosura ishit ju pershendesim sot. Me keto fjale prokurorja u shprehu tri viktimave respektin. Ne jemi te bindur se mesazhi qe u jepet nga kjo salle gjyqi te gjithe viktimave te abuzimeve eshte mos heshtni
Kur njoftimet e para te shpalljes fajtor dolen nga salla e gjyqit para dyerve te gjykates shperthyen brohoritjet. Atje ishin mbledhur disa dhjetra gra me ne duar pankarta ku kerkonin drejtesi per viktimat e abuzimeve seksuale dhe perdhunimeve.
Tronditje ne familjen e Katzavit
Shume te zhgenjyer reaguan mbeshtetesit e ish-presidentit. Djali i tij Ariel i cili e kishte shoqeruar ne gjyq bashke me avokatet deklaroi pas shpalljes se vendimit se kjo ishte nje goditje e rende per familjen e tij. Megjithate ne do te vazhdojme te jemi krenare per babain tone presidentin e tete te shtetit Izrael. Me ndihmen e Perendise i gjithe kombi do te mesoje qe babai i tij nuk eshte fajtor vazhdoi Ariel Katzav. Edhe mbrojtesit ligjore te Katzavit e kritikuan vendimin e tre gjykatesve ne Tel Aviv dhe njoftuan se do te ankimojne.
Deshmi per nje sistem drejtesie funksionues
Specialisti per ceshtjet ligjore ne radion izraelite Moshe Negbi e vleresoi shpalljen e Katzavit fajtor si deshmi te shtetit ligjor ne Izrael. Pa dyshim kjo eshte nje dite e veshtire per Katzavin por duhet thene se eshte edhe nje dite e madhe per demokracine izraelite.
shte deshmuar se ne Izrael te gjithe jane te barabarte para ligjit dhe as qytetari numer nje i vendit nuk trajtohet ndryshe. Se dyti me kete vendim eshte mbrojtur dinjiteti dhe liria e gruas. Ky eshte nje sinjal i rendesishem qe u jep grave guxim per tu mbrojtur.
Ne te njejten linje e pershendeten vendimin e gjykates edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe liderja e opozites Tzipi Livni. Pas shpalljes fajtori ish-presidentit 65-vjecar iu desh te dorezonte pasaporten. Ai nuk mund te largohet nga vendi. Masa e denimit nuk eshte bere ende e ditur por ajo shkon nga 4 deri 16 vjet heqje lirie.
Autor Bettina Marx / Eliana Xhani
Redaktoi Pandeli Pani