E Diel, 1 Nëntor 2026

E rrallë, deportohet nga Shqipëria “emigranti” austriak

TIRANE-Prej 7 vitesh kishte hyrë në Shqipëri duke punuar si kuzhinier në disa prej lokaleve të njohura të kryeqytetit, por nuk ishte pajisur me leje qëndrimi në vendin tonë. Kjo është historia e 56-vjeçarit austriak Alois Raidl, i cili ka hyrë në vendin tonë në datë 11.07.2004 dhe që prej asaj date ka punuar ilegalisht në Shqipëri. Burime nga Polica e Shtetit bëjnë të ditur se efektivët e Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit kanë bërë të mundur ndalimin e i tij dy ditë më parë në afërsi të rrugës “4 Shkurti” ku 56-vjeçari banonte dhe menjëherë është bërë dërgimi i tij në Qendrën e Emigrantëve të Paligjshëm. Mësohet se ndaj 56-vjeçarit Alois Raidl, kishte dal urdhri i largimit me forcë nga vendi jonë. Ndërkaq, referuar të njëjtave burime mësohet se Raidl pritet të depërtohet në Austri brenda ditëve në vijim, pasi mes dy shteteve ekziston një marrëveshje e përbashkët për raste të tilla.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›