Rama në Twitter: Mësuesit paguajnë taksa me shumë se Berisha
TIRANE-Kryesocialisti Edi Rama reagoi ndaj deklaratave të bëra sot nga Kryeministri Sali Berisha për rritjen e dyfishtë të pagave të mësuesve.
Në rrjetin social Twitter, Rama theksoi se mësuesit janë varfëruar nga qeverisja Berisha dhe se shpëtim për këtë kategori është vetëm programi i PS.
“Mësuesit paguajnë më shumë taksa se kryeministri blejnë më pak se më parë dhe dëgjojne përralla që s'kane lidhje me realitetin e jetës tyre”.
“Programi ynë i ri ul taksat për mësuesit, korrupsionin e paaftësine e zëvëndëson me transparencën e meritën, arsimin shqiptar e bën europian”, u shpreh Rama në Twitter në të njëjtën kohë që Berisha fliste në mbledhjen e qeverisë.
(d.b/BalkanWeb)