Itali, mbytja e kroçerës, pezullohen kërkimet
XHILIO- Skuadrat italiane të shpëtimit pezulluan sot kërkimet për rreth 20 personat ende të zhdukur pas mbytjes së anijes "Concordia", komandanti i të cilës, pavarësisht dëshmive tronditëse, doli nga burgu gjatë natës së djeshme me masën arrest shtëpie.
"Mekanizmat e matjes në tokë treguan një zhvendosje të anijes dhe jemi duke vlerësuar nëse ka një pikë të re mbështetjeje përpara se të mund të rifillojmë kërkimet. Tani për tani as nuk mund t'i afrohemi anijes", i deklaroi AFP-së zëdhënësi i skuadrave të shpëtimit, Luca Cari, duke bërë të ditur se puna është ndërprerë që në mëngjes.
Gjatë natës së djeshme komandanti i anijes Francesco Schettino, 52 vjeç, të cilin gjykata e Grosetos vendosi ta lërë në arrest shtëpie, mundi të dalë nga burgu i qytetit ku mbahej që nga e shtuna. Ai u kthye në shtëpi në afërsi të Sorrentes, në jug të Napolit.
I akuzuar për vrasje të shumëfishtë nga pakujdesia, për mbytjen dhe braktisjen e anijes, ai ishte burgosur me urdhër të prokurorisë së Grosetos e cila shqetësohej për rrezikun e një "rrjedhjeje karburanti dhe për fshehje të provave".
Në pritje, gazeta "Corriere della Sera" publikoi elementë të rinj të hetimit, sipas të cilëve ai mendohet të ketë "braktisur 300 persona të paaftë të kujdeseshin për veten", duke iu referuar fëmijëve, atyre me aftësi të kufizuara dhe të moshuarve të cilën bënin pjesë në 3 200 turistët në bord, përveç një mijë anëtarëve të ekuipazhit.
(ma.ar/BalkanWeb)