E rralle, fetusi mbijeton per dy dite pas aborti
Nje lajm trondites vjen nga spitali "Annunziata" i Rossanos ne Italine fqinje, ku nje grua kishte shkuar per abort, ndersa embrioni 22-javesh ka vazhduar te jetoje edhe pas abortit, ndersa gjendej ne nje pako pa marre kujdesin infermieror. Ishte pikerisht prifti, qe erdhi per t'u lutur, ai qe kuptoi se fetusi merrte ende fryme. Fetusi vuante nga nje semundje, ndaj per kete arsye nena kishte bere abort terapeutik ne Kozenca. Pavaresisht perpjekjeve te mjekeve, fetusi qe i shpetoi nje nderhyrjeje per nderprerjen e shtatzenise vdiq pas dy ditesh. Policia dhe prokuroria po hetojne ceshtjen, lidhur me pergjegjesine e personelit shendetesor qe ka nuk monitoruar fetusin pas debimit.