Ministri brazilian i Shendetesise: Beni sa me shume seks
Nje deklarate jo e zakonshme e ministrit brazilian te Shendetesise ka bere xhiron e botes, pasi Jose Gomes Temporao u ka sugjeruar shtetasve te vendit te tij, te bejne sa me shume ushtrime fizike dhe seks, per te luftuar semundjet kronike. Ministri i Shendetesise eshte shprehur se "brazilianet mund te luftojne semundjet kronike, duke u angazhuar ne menyre te rregullt me ushtrime fizike dhe ne menyre te vecante ne kryerjen e marredhenieve seksuale. "Njerezit duhet te jene aktive. Nje loje futbolli ne fundjave nuk duhet te jete i vetmi aktivitet fizik per brazilianet. Te rriturit duhet te bejne ushtrime: te ecin, te vallezojne dhe te kryejne marredhenie seksuale te sigurta," mesohet te kete thene ministri Temporao. Keshillat e ministrit jane anoncuar ne nje fushate per parandalimin e tensionit te larte te gjakut, nje nga semundjet qe prek 1/4 e popullsise prej 190 milione banoresh ne Brazil.