E shet makinën dhe e deklaron të vjedhur për të përfituar siguracion

Për këtë arsye, denoncoi në polici se i ishte vjedhur automjeti dhe më pas kërkoi shpërblim nga kompania e sigurimeve.
Policia e Tiranës, njoftoi se po ndiqet penalisht shtetasi Tahsim Dylgjeri, 30-vjeç, me banim në Tiranë. Ky shtetas ka depozituar kallëzim pranë Komisariatit të policisë Nr.1 Tiranë se më datë 04.01.2012, në rrugën “Shyqyri Ishmi” në Tiranë i kanë vjedhur automjetin veturë tip “Audi A6”, me targa huaja.
Nga puna hetimore e kryer, rezulton se ky shtetas ka depozituar kallëzim penal të rremë, pasi ky automjet është shitur prej tij, në qytetin e Elbasanit, me synim më pas përfitimin nga siguracioni kasko i cili mbulonte edhe vjedhjen e automjetit. Strukturat e komisariatit të policisë Nr.1 Tiranë pas një pune të shpejtë hetimore bënë të mundur dokumentimin e veprës penale si dhe gjetjen e automjetit tip audi në një servis të ndodhur në qytetin e Elbasanit.
Aktualisht në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po punohet në vazhdimësi mbi cilësimin përfundimtar të veprës penale të kryer nga ky shtetas, ndërkohë që aktualisht do të ndiqet penalisht për kallëzim të rremë. /Start/
2012-01-11 13:18