E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Roma një 27-vjeçar

Besmir Toma, u ekstradua mesditën e sotme nga Roma në drejtim të Tiranës, ku edhe do të kryej dënimin.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin të datës 11.06.2010, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale të “Plagosjes së rëndë me dashje” si dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.

Shtetasi Besmir Toma akuzohet se më datë 24.12.2009, rreth orës 03.00, në ambientet e lokalit “Pub Sinclub”, në qytetin e Lezhës, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit R.N. duke e plagosur rëndë atë. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, më datë 12.06.2011, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi, në Romë, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. /Start/

                                                                                             2012-01-11 14:45
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›