E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllen hetimet për Ledio Ruçin, shpallet i pafajshëm

Nga ekspertiza e bërë, Prokuroria ka nxjerrë të pafajshëm djalin e deputetit socialist. Gjithashtu, në aksident u përfshi edhe shtetasi Eduart Lika.

Nga aksidenti mbeti e vdekur shtetasja Brunilda Pinderi, 28-vjeç dhe mbeti e plagosur e motra e saj. Nga hetimi i Prokurorisë, duket se fjali i ka mbetur vetëm drejtuesit të automjetit tjetër “Mini Cooper”, Eduart Lika, automjeti i të cilit u përplas me mjetin e Ruçit. Lika ndodhet aktualisht në masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa Ledio Ruçi ndodhet i lirë.

Dosja penale ndaj Likës tashmë është dërguar në Gjykatën e Tiranës, ku i pandehuri do të përballet me akuzën e “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen e 28-vjeçares Brunilda Pinderi. Burime pranë prokurorisë thanë se përfundimi i hetimeve është bazuar në akt-ekspertimin teknik të përpiluar nga ekspertët e policisë rrugore./Start/

                                                                                             2012-01-11 13:19
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›