E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjarja në Kamzë, policia jep detajet

 Për ngjarjen, është shpallur në kërkim shtetasi Avni Barhilika, 26-vjeç, banues në Kamzë.

Ai rezulton se është autor i ngjarjes së djeshme, ku ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit “Volsvagen Golf.4”, në pronësi të shtetasit Ermal Llorja, 34-vjeç, në të cilin udhëtonte dhe shtetasi Beqar Myrte Musaj, 62-vjeç, edhe Andrea Xheka, 63-vjeç. Për pasojë janë plagosur shtetasit, Ermal Llorja, Beqar Musaj, si dhe një kalimtar i rastit shtetasi Fiqiri Koçi, 70-vjeç, banues në Kamzë.

Shtetasit Beqar Musaj dhe Fiqiri Koçi ndodhen në Spitalin Ushtarak jashtë rreziku për jetën ndërsa shtetasi Ermal Llorja është plagosur lehtë. Nga hetimet e bërë rezulton se shtetasi Klodian Brahilika ka qëlluar ndaj shtetasit Ermal Llorja për motive të një konflikti familjar.

Dyshohet se para pak kohësh, vajza nga familja Brahilika është divorcuar dhe nga kjo duket se ka nisur konflikti. Gjatë këqyrjes së vendngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 gëzhoja model 56, kalb. 7.62 mm. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të ‘Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, “armëmbajtjes pa leje”. /Start/

                                                                                             2012-01-11 13:06
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›