Miratohen programet për punësimin e grave dhe të rinjve
Gjatë viteve 2003–2010 është zbatuar një program i nxitjes së punësimit të femrave punëkërkuese të papuna, program i cili punësonte çdo vit rreth 500 femra.
Ministria e ka rishikuar programin duke e fokusuar atë në grupin e punëkërkueseve të papuna femra, femrave të komunitetit rom dhe atyre që përjetojnë pasojat e tranzicionit, emigracionit, fenomeneve negative si trafikimi, dhuna në familja, shkelja e të drejtave të tyre, etj.
Duke qenë se punësimi është fusha më e ndjeshme drejt barazisë gjinore, për fuqizimin e grave, vlerësohet se impakt të konsiderueshëm kanë edhe politikat sociale jodiskriminuese, programet dhe shërbimet mbështetëse, të cilat përbëjnë prioritet të programit të qeverisë.
Gjithashtu, qeveria miratoi edhe vendimin “Për masën e financimit, kriteret dhe procedurat e zbatimit të programit të nxitjes së punësimit të punëkërkuesve të papunë që hyjnë për herë të parë në punë”, i propozuar nga ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Vendimi hartohet në zbatim të programit të qeverisë 2009 – 2013 dhe në zbatim të ligjit “Për nxitjen e punësimit”.
Programi ka për qëllim të mbështesë kategorinë e të rinjve që hyjnë për herë të parë në tregun e punës dhe nuk kanë eksperienca për mëparshme pune. Gjithashtu, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet punësimit të të rinjve në zonat periferike të vendit.
Të rinjtë deri në 24 vjeç përbëjnë rreth 20 përqind të punëkërkuesve të papunë dhe duke mos pasur eksperiencë në punë është shumë e vështirë të përfshihen në procese pune. Për këtë qëllim, shteti mbështet punëdhënësit, të cilët punësojnë këtë kategori punëkërkuesish me masën e sigurimeve të detyrueshme shoqërore dhe shëndetësore kontributi i punëdhënësit.
Mbështetja bëhet për një periudhë deri në një vit më kusht që kohëzgjatja e kontratës së punës të mos jetë më e shkurtër se 6 muaj. Punëdhënësit që punësojnë këta të rinj mund të përfitojnë deri në 100 për qind të numrit mesatar të të siguruarve në 3 muajt e fundit përpara aplikimit për mikrondërmarrjet dhe deri në 50 për qind për ndërmarrjet e tjera.
Programi i punësimit është parashikuar të zbatohet për një periudhë 5 vjeçare dhe nuk ka efekte financiare shtesë pasi do të përdoren fondet vjetore të vëna në dispozicion për programin e nxitjes së punësimit. /Start/
2012-01-11 15:04