E shitën për seks, pranga dy personave

Dy persona janë arrestuar mbrëmë në Prishtinë pasi që të njëjtit duke shfrytëzuar gjendjen emocionale kanë detyruar një femër të kryej marrëdhënie seksuale me persona të ndryshëm, me ç’rast kanë përfituar materialisht.
Për arrestimin e të dyshuarve është informuar prokurori publik, i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të dërgohen në qendrën e mbajtjes. Me rastin është duke u marrë njësiti kundër trafikimit me qenie njerëzore në nivel rajonal./Indeksonline/