E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarrfikësit pezullojnë grevën

Zjarrfikësit e Prishtinës që kishin hyrë në grevë tash e disa ditë, kanë vendosur ta pezullojnë atë deri më datë 12 dhjetorë.

Këshilli Grevist i Shoqatës Sindikale te Zjarrfikësve te Prishtinës se bashku me anëtarësimin sindikale dhe ne kordinimme SPAKU-ne dhe BSPK-ne kanë marre vendim qe te pezullohet greva deri me date 12 12.2012 .

Sindikata nëpërmjet një komunikate për media ka paralajmëruar se ky vendim është marre me qellim qe punëdhënësit te i jepet afat për gjetjen e një zgjidhje te pranueshme për ndryshe, ne te kundërtën do të aplikohen edhe masa sindikale tjera. Sipas tyre, nëse deri me datë 12 dhjetorë, nuk arrihet ndonjë zgjidhej ata kanë paralajmëruar se me datë date 13dhjetorë do te aplikojnë masat me te ashpra sindikale ku nuk përjashtohet asnjë mase duke përfshire edhe ndërprerjen komplet te punës. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›