E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk flasin për koalicion

( E plotësuar)  Ka përfunduar takimi i parë mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Pas takimit që zgjati rreth një orë, që të dy u deklaruan se kanë biseduar për temat aktuale në vend, por jo edhe për koalicionin e mundhsëm PDK-AAK të shumëpërfolur kohët e fundit.

Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se me Haradinajn biseduan për dialogun Prishtinë-Beograd, për reformën zgjedhore dhe për procesin intergeues të vendit.

Thaçi nuk u përgjigj në pyetjen e gazetarëve se a është në gjendje t’ia lëshojë postin e kryeministrit, Ramush Haradinajt.

Haradinaj ka falënderuar kryeministrin për pritjen që ia kanë bërë pas lirimit nga Tribunali i Hagës.

Në fund të konferencës, Thaçi i dhuroi Haradinajt librin e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa Haradinaj ja dhuroi një libër me veshje tradicionale./ Valdrin Krasniqi /Indeksonline/

-----

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka mbërritur në selinë qendrore të PDK-së në Prishtinë.

Haradinaj tashmë ka filluar takimin me kryeministrin dhe Krytarin e PDK-së Hashim Thaçi.

....

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, do të jetë nikoqir i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj sot rreth orës 11:00. 

Takimi do të zhvillohet në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Haradinaj, pas takimit me Thaçin, do të takohet edhe me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›