E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japonia, në alarm për tsunami

Japonia është vendosur në alarm pas një paralajmërimi për tsunami të mundshëm, pasi një tërmet me magnitudë 7,3 sipas shkallës riechter goditi bregun lindor rreth orës 9:30 të së premtes.
Epiqendra e tërmetit u regjistrua në det, 245 kilometra larg qytetit juglindor të Kamiashit, në një thellësi prej 36 kilometrash.

Lëkundjet e tokës u ndienë qartë në kryeqytetin Tokio, raportuan mediat vendase.
Ndonëse tërmete të fuqisë 7,3 të shkallës riechter godasin 1-2 herë në vit vendin me aktivitetin më të lartë sizmiologjik në botë, shqetësues ishte fakti se tërmeti i sotëm zgjati për disa minuta radhazi, diçka e pazakontë për goditjen që zakonisht matet me sekonda.

Aktualisht, alarmi për tsunami është dhënë në prefekturën e Mijagut, e cila ishte ajo që u godit më shumë nga tsunami dhe tërmeti shkatërrimtar i vitit 2011.
Ndonëse është e paqartë nëse një tsunami do të formohet, ekspertët kanë paralajmëruar se ka shumë gjasa që vendi të goditet nga një dallgë deri dy metra e lartë.
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›