E tërë Spanja ëndërron, përveç kryebashkiakut katalanas
“Spanja nis të ëndërrojë”, shkruan El Pais në faqe të parë, “Vila rindez ëndrrën e Spanjës”, përgjigjet El Mundo. “Gjeniale!”, kryetitulli i Mundo Deportivo, “çfarë mrekullie!”, ai i Sport. Gjithsesi, vihen re shenja të vogla shqetësimi për formën e Fernando Torresit, të cilit i ka dalë krah trajneri Del Boske.
Në të gjithë Spanjën ka “aromë” botërori. Përpara ekraneve gjigande të vendosur kudo, njerëzit sa vijnë e shtohen... Përveçse në Barcelonë. Kjo pasi kryebashkiaku Hordi Hereu, pavarësisht kërkesave, nuk ka pranuar të lejojë instalimin e ekraneve të mëdhenj në rrugët e qytetit. Edhe pse midis 23 të përzgjedhurve nga Del Boske janë tetë futbollistë blaugrana (përfshirë David Vilën, i cili ka shënuar katër nga pesë golat e Spanjës në botëror), kreu i qytetit katalanas nuk lëshon pe.