E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinjo kritikon Keirozin: Tepër presion mbi Ronaldon

Tekniku i ri i CR9 te Reali i Madridit, Hoze Mourinjo, ka dalë kundër linjës kritike të mediave portugeze ndaj Kristiano Ronaldos pas eliminimit në 1/8-at e kampionatit botëror, duke bërë përgjegjës teknikun e kombëtares luzitane, Karlos Keiroz.

Mourinjo po vijon në Madrid me mënyrën e të punuarit te Interi, duke i mbrojtur futbollistët nga të gjithë dhe nga gjithçka. Prej këtej del deklarata sipas së cilës “nëse fitojmë, fitojmë të gjithë; nëse humbasim, humbas vetëm unë”. Pra, asnjë presion për CR9 sapo ai të rikthehet në Spanjë. Keni për ta parë...

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›