E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrabande parash, nje grua kapet ne port

Vlore- Nje grua eshte ndaluar mbremjen e djeshme ne portin e Vlores, ndersa u kap nga autoritetet e doganes me nje shume prej 6 milione lekesh qe perpiqej t'i kalonte ne menyre te paligjshme. Burime zyrtare te policise vendore thane se shoqeruan per ne komisariat E. Xherahu, nga Fieri, e cila tentonte te udhetonte per ne Itali me nje nga tragetet e linjes Vlore-Brindizi. Gjate verifikimeve ne port, 40 vjecares i jane gjetur edhe 6 milione leke.

Ndersa eshte marre per nje ore ne pyetje nga agjentet e Zyres se Krimit Ekonomiko-Financiar, e dyshuara ka shpjeguar se parate i kishte terhequr ne nje prej degeve te bankave ne Fier dhe se qellimi i saj ka qene tregtia ne Itali. Por shpjegimi se udhetonte per aktivitet tregtar dhe jo per kontrabande parash drejt vendit fqinj, ka bere qe per momentin Xherahu te mbete ne qeli dhe te hetohet. Burime zyrtare te policise shpjeguan se i dyshimte eshte fakti se e gruaja nuk ka deklaruar shumen e lekeve qe mbante me vete, pavaresisht faktit se i ka terhequr ne banke.

Sipas oficereve te policise se Vlores, ne baze te procedurave, edhe tregtaret duhet te deklarojne sasine e lekeve qe mbajne gjate perpunimit ne pikat kufitare. Per kete ngjarje eshte njoftuar edhe Prokuroria e Rrethit, e cila do te vendose nese 40 vjecarja do te mbahet ne qeli deri ne daljen para trupit gjykues per mase sigurie, apo do te hetohet ne gjendje te lire per kontrabande parash.

O.Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›