E Shtunë, 31 Tetor 2026

E vërteta e agjenturës serbe, e zbërthyer përmes rastit të Branisllav Nushiqit

Cili është Branisllav Nushiqi

Cila ka qenë agjentura serbe e greke ne Shqipëri nga koha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e këtej e ç’detyra ka kryer ajo? Si e ka kanalizuar politikën shqiptare “pro” interesit të saj e kundër interesave të çështjes shqiptare? Cilat rryma politike ideologjike, morale, forca politike apo individë, janë financuar e mbështetur drejtpërdrejt apo indirekt nga këto politika? Cila është platforma e tyre ne kushtet e sotme?
Ja e vërteta e një studimi kosovar të vitit 1990 për metastazat e kësaj agjenture.

“Cili është Branisllav Nushiqi”? Ky është titulli i një shkrimi, me sa me kujtohet i vitit 1990, botuar tek Gazeta “Fjala” e Kosovës, e përdyjavshme, organ i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve të Kosovës në atë kohë.
E mbajta me fanatizëm, për gati tre vjet dhe kur u krijua  qeveria demokratike,pas zgjedhjeve te marsit 1992 e dërgova për botim tek RD me anën e përfaqësuesve te zgjedhur te PD ne Pogradec se isha i bindur se duhej bere publik dhe ne Shqipëri. Me thane se do te botohej por nuk u be. Pas disa muaj kur e pashe se nuk po botohej, kërkova te me kthehej, por me thane se ka humbur rastësisht dhe nuk gjendet. E kam kërkuar me pas me te njohur e miq qe lëvrojnë fushën e penës e dijes, për t’u gjendur ne Prishtine a gjetke e me është kthyer se nuk gjendej.
Shkrimi me ra ne dore kur akoma ishte terr e mezi dukej shkëndije. Ishim ne zbor (përgatitje ushtarake). Ne “Fushën e Madhe”, ne malet e Çervenakes, Fari Lickollari kishte mbështjelle bukën me gazetën “Rilindja” te Kosovës. E mora fletën e gazetës dhe e pyeta si i kishte rene ne dore. Me tha se ia kishin dhënë shoferët kosovare qe vinin për te marre tulla ne Shqipëri. Ne atë kohe Fariu ishte me pune kontrollor veteriner ne Doganën e Q. Thanës. Tani është pensionist këtu ne Pogradec. I kërkova te ruante çdo gazete qe i binte ne dore nga Kosova dhe te ma jepte kur te kishte mundësi. Akoma ishte kohe e censurës dhe pune jo pa rrezik, por Fariu ishte burrë me karakter dhe po ta jepte fjalën e mbante. Kështu me solli disa gazeta dhe mes tyre “Zërin e Rinise”, numrin qe kishte “Ekspozitën e tmerrit”, te cilën e kam edhe sot, dhe “Fjalen”, e cila kishte ne faqen e fundit te saj, me shkrim te imët shkrimin me titull “Kush është Branisllav Nushiqi”.
“Fjala” e Kosovës ishte me sa mbaj mend gazete e përdyjavshme dhe me format te madh. Nuk me kujtohet cili historian apo studiues i Kosoves e kishte gjurmuar e gjetur materialin. Ne ate kohe te gjithë shkrimtaret, artistet e studiuesit e Kosoves ishin ne nje front per çështjen kombetare dhe Kosovën Republike si hap drejt pavaresise, perjashto te shiturit dhe te dorezuarit apo te natyralizuarit me pushtimin si kudo ne raste te tilla.
Nuk ishte analize, ishte botimi i letres se Branisllav Nushiqit derguar Mbretit te Serbise dhe Ministrit te Punëve të Jashtme te Mbreterise Serbe si perfaqesues i Mbreterise Serbe prane Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Nga përmbajtja e saj dilte ne drite te diellit kush ishte ky Branisllav Nushiqi: hartuesi i nje platforme antishqiptare, e cila qe prej ahere ka qene me djallezorja.
Ne fillim jepej nga autori shkurt te dhena per B.Nushiqin, me origjine nga babai nga fshatrat e bregut te Vlores, i cili kishte emigruar ne te ri ne Serbi a Mal Te Zi, ishte martuar me nje serbe, kishin pjelle nje djale qe u vune emrin Brano Nushi, i cili si u rrit, kishte mbaruar shkollen ne Beograd dhe per te theksuar se ishte serb i vertete dhe jo gjysmak e kishte perpunuar emrin nga Brano ne Branisllav dhe mbiemrin nga Nushi ne Nushiq. Me tej caktohet nga Mbreti i Serbise si përfaqësues i tij pranë Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Pas kesaj vazhdon letra e Branisllavit me informacionet e rekomandimet per Mbretin e Serbise dhe qeverine serbe per shkaterrimin e Lidhjes se Prizrenit, ndërtimin e nje platforme antishqiptare, kanalizimin e tyre ne interes te Serbise dhe thelbi i përmbajtjes ishte ky: “LSH Prizrenit ka organizuar 70 mijë luftëtare te armatosur nga te gjithe viset e Shqiperise te vendosur deri ne vdekje per çështjen e tyre. Kesaj hordhie te armatosur(citohet Branisllav Nushiqi) nuk do t’i bënte balle asnjë fuqi ballkanike veç Portes se Larte. Mbretëria e Serbisë nuk duhet te përplaset me këtë fuqi ushtarake. Ajo duhet te beje sikur e mbështet, ndërsa do te gjeje kohe te mjaftueshme për ta drejtuar kundër Portës se Larte. Kjo është e vetmja mënyre për ta mposhtur. Keshtu Serbia do te zgjidhe te gjithë pretendimet e saj ne Kosove dhe viset shqiptare. Njëkohësisht - vazhdon Nushiqi ne letren e tij - duhet t’i japë te kuptoje Stambollit qe nuk po veprohet kundër Portës. Ndaj ne mbështetje te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit do te dale ndonjë shoqate a lëvizje serbe qe do t’i beje shqiptaret te kuptojnë se Serbia është me ta, ndërsa qeveria serbe do te reagoje kundër saj duke u thënë shqiptareve se s’kemi ç’t’i bëjmë hapur Portës se Larte, e kësaj te fundit do t’i leme te kuptoje se këto lëvizje nuk janë politike shtetërore. Gjithashtu - vazhdon Nushiqi - duhet bindur Mbretëria e Malit të Zi qe te lejoje një konsull serb ne Shkodër se Lidhja Shqiptare e Prizrenit këmbët i ka ne Prizren ndërsa kokën e ka ne Shkodër”.
Ky ishte thelbi i letres se Nushiqit dhe ngjau si ai e planifikoi. Ne LSH e Prizrenit fitoi krahu qe kërkonte lufte me Porten e Larte dhe dihen pasojat. Bashke me shkatërrimin e LSHP mori goditje te pariparueshme per me shume se 100 vjet edhe çështja shqiptare ne tërësi. Serbia aneksoi Kosovën dhe Shqipërinë Juglindore, Mali i Zi Veriun e Shqipërisë dhe Greqia Jugun e saj, Çamërinë e cila përveçse u zaptua, u shpopullua me masakra e gjenocid te papare ne historinë e re të Europes.
Gjakderdhja e 10 viteve te fundit te shekullit te njëzet ne Ballkan nuk i ka rrenjet ne sundimin otoman, por ne copëtimin e trojeve shqiptare gjate përmbysjes se Portes se Larte, ne zaptimet dhe gjenocidin mbi popullatën autoktone shqiptare. Qe ne momentin e krijimi te shtetit grek e serb, nisi politika e aneksimit te territoreve shqiptare, asimilimit te popullatës se tyre dhe kur kjo nuk arrihej, fillonin shfarosjet dhe shpopullimi, pra vise te Shqipërisë pa shqiptare. Këtu i kane rrënjët politikat e egra te gjenocidit ne Ballkan, këto janë rrënjët ne krijimin dhe zgjerimin e shteteve te Serbisë e Greqise, këtu fillojnë politikat çnjerëzore e plaçkitëse te këtyre krijesave te ushqyera me masakra mbi trojet e popullatën shqiptare.
Dhe sot e kësaj dite nuk kane hequr dore nga politika aneksioniste mesjetare, veçse kane përshtatur taktikat ne kushtet e krijuara kundër dëshirës se tyre dhe me force. Sot ata përpiqen të zaptojnë ekonominë strategjike te Shqipërisë. Kjo është platforma e tyre sot dhe kjo duket sheshit.
Ndaj shtrohet pyetja: Kur qendra e Shqipërisë te sotme u zhvendos nga Shkodra ne Tirane ku u perqendrua agjentura e strategjia serbe!? Sigurisht ne Tirane. Historia e midis dy luftrave, e luftes se dyte dhe e pas luftes se dyte botërore e vërtetoi kete, me kontributin e dhënë per krijimin e PKSH nen tutelen e PKJ , ne vendosjen e regjimit komunist ne Shqipëri, i cili ishte kunder interesave te shqiptareve dhe pro interesave te Serbise e Greqise, kishte apo s’kishte lufte ideologjike midis tyre.
Nese Shqiperia e Sotme do te ishte demokraci pra jo diktature pas Luftes se Dyte Boterore, Serbia do te gjendej rruges si Rusia para Gjermanise Perendimore dhe me shqiptaret nuk do te luhej njesoj sikunder nuk luhet dot sot njesoj. Shqiperia do te ishte “Zvicra e Ballkanit”, siç ishte ëndërruar prej shekujsh dhe Kosova ne Minimum do te ishte “Sllovenia”ne Jugun e Jugosllavise e Serbise. Nushiqet, Çubrilloviqet e Millosheviqet e dinin kete, i kishin bere mire llogarite deri diten kur luftetaret e lirise moren armet ne dore per clirimin e Kosoves dhe keshtu dhe te Shqiperise,deri diten kur Presidenti Klinton lexoi 600 faqe histori, pra thelbin e saj,ate qe marrim me mend nga pasojat historike (Sipas Xh.Rubin zedhenes i Shtepise te Bardhe qe njoftoi nderhyrjen ushtarake te NATO-s), deri kur kryeministri i Britanise Toni Bler vraponte neper shkallet e avionit per te takuar refugjatet kosovare e deri kur Franca u kthye me ne fund ne krahun e te drejtes dhe fatkeqesia e fatmirësia, njëkohësisht i ribashkoi shqiptarët pas mëse një shekulli.
Dua te falenderoj ate studiues kosovar, dijetar me kurajo e me mendje te mprehte qe botoi para 20 vjeteve kete material historik qe zbardh politiken e Serbise, dhe per analogji dhe te Greqise. Nese ne Kosove e dine mire kush eshte Branisllav Nushiqi, Çubrilloviqi dhe Akademia Serbe, ne Shqiperi s’eshte e njejta gje. Platforma antishqiptare punonte nepermjet nomenklatures, propagandes, falsifikimt te fakteve historike dhe politika antishqiptare kishte penetruar thelle e lart. Platforma “Nushiq”, si dosja “Mitrokin” qe do te thote te besh agjentin pa e ditur qe je i tille, u pershtat ne kete rast si penetrim politik, ideologjik e moral e si platforme e eliminimit te ideve nacionaliste dhe mbartesve te tyre dhe si agjenture e drejtpërdrejtë apo vasalitet i fshehur nga faqja e publikut. Ndaj ka vlera  ribotimi i ketij shkrimi, i cili duhet te jete gjekundi ne ndonje shtepi a biblioteke shqiptare. Duhet ta dine dhe shqiptaret e ketushem kush eshte Branisllav Nushiqi dhe platforma e tij e stërholluar antishqiptare, kush eshte ky gjysemserb gjysemshqiptar nga gjaku e më serb se serbët nga mendja e veprat. Keshtu do te dine te dallojne ata qe kane qene e jane me mendjen e tij, ata qe jane te infektuar prej saj dhe ata qe padashje i kane sherbyer asaj. Ne kohen e diktatures ne dukje behej perpjekje te krijohej ideja se mbeshtetej Kosova dhe çështja shqiptare, por kjo çështje perdorej per interesa te klikes ne pushtet per faqe te publikut dhe sidomos per te patur influence ne opinionin e shqiptareve ne emigrim dhe ne fakt behej e kunderta. Sigurimi i Shtetit praktikisht bashkepunonte me UDB, patjeter me marreveshje midis dy paleve. Shqiptaret e arratisur ne Jugosllavi ktheheshin  ne Shqiperi dhe Kosovaret e ardhur ne Shqiperi ilegalisht pergjithesisht dorezoheshin ne Jugosllavi ose burgoseshin si agjente. Duhet te kete qindra raste te tilla te dokumentuara. Me “politiken e shkallezimit” u krijua gradualisht psikoza se çdo kosovar eshte “Agjent i UDB” dhe kjo do te pershtatej me te njejten politike pas renies se diktatures me perhapjen e  psikozes se kosovaret jane”te liq e te pabese etj”, me forma te hapura dhe me gazeten gojore agjenturore. Politike e shkallezimit ishte perpunimi gradual i opinionit me qellim te caktuar me te gjitha mjetet e e propagandes. Ne kohen  e diktatures funksiononte nepermjet strukturave te caktuara, te cilat me pas nuk u nxoren ne faqe te diellit asnjehere. Fillonin punen nepermjet gazetes gojore, e me pas e merrte ne dore partia e organet e diktaturessipas rastit,ose me se paku krijohej nje opinion ne sherbim te regjimit. Keto psikoza u shemben kur Kosova u çlirua dhe me kete rast nderruan krahun dhe perpunuesit e opinionit ne kete drejtim. Tani ata kane front te ri, mund t’i shohesh dhe te bertasin per Kosoven e çështjen kombetare dhe me ne fund dhe kjo eshte nje tregues i madh, nuk u ka mbetur udhe tjeter.
Nderkohe pas renies se diktatures punohej ne te dy krahet per te perhapur psikollogjine e kapitullimit para makinerise ushtarake serbe,me krijimin e psikozes se eshte e pamundur te luftohej kunder saj,se ajo do te nenshtronte cdo ushtri ne Ballkan e per me teper  se kish per gje e Italine. Keto psikoza përhapeshin jo rastesisht dhe i kam gjetur dhe midis disa shqiptareve te Kosoves ne Zyrih ne fund te nëntorit 1998, te cilet e shtronin me emocion e përkushtim çështjen e Kosoves, por u ish mbushur mendja se nuk i dilej kësaj makinerie. Kjo psikoze u thye nga mësimi me i vjetër i historisë se lufta për liri nuk merr parasysh fuqinë dhe egërsinë e pushtuesit, e ajo dite do te vinte si dhe erdhi. Ata qe luftuan me penën, mendjen e tyre dhe me gjithçka munden këtë psikoze e u ndeshen me te ishin ne krahun e duhur  ne shërbim te Atdheut te tyre e çështjes kombëtare, mbajtën ndezur shkëndijën e lirisë qe prej ditës se robërisë te Kosovës e deri ne çlirimin e saj për me tepër se katër breza. Ata qe rrëmbyen armët dhe thyen me çdo sakrifice te mundshme njerëzore këtë psikoze ata fituan betejën e pare për pavarësinë e Kosovës,ne frontin me te vështire, ata te cilët u flijuan,apo i mbijetuan betejave, luftuan për lirinë e gjithë shqiptareve dhe brezave qe do te vijnë,ata thyen prangat e nënshtrimit e gjunjëzimit para pushtuesit dhe sollën ditën e nderuar te shqiptareve e te lirisë, pavarësinë e Kosovës. Pavarësia e Kosovës dhe komunikimi mbarëshqiptar ka goditur dhe shkulur rrënjët  e psikologjinë antishqiptare ne vete gojën e shqiptareve, por nuk i ka zhdukur ato përderisa nuk u është dhëne përgjigje këtyre pyetjeve:
Cila ka qene agjentura serbe e greke ne Shqipëri nga koha e LSHP e këtej e ç’detyra ka kryer? Si ajo ka kanalizuar politiken shqiptare pro interesit te saj e kundër interesave te vendit e çështjes shqiptare? Cila është politika e vërtete e shtetit grek e serb qe ne diten e krijimit te tyre, ne raport me çështjen shqiptare? Cilat rryma politike ideologjike, morale, forca politike apo individë, janë financuar e mbështetur drejtpërdrejt apo indirekt nga këto politika? Cila është platforma e tyre ne kushtet e sotme? Pse gjithë krerët e shtetit grek deri ne çlirimin e Kosovës  kane deklaruar hapur se “Kosova nen Serbi eshte interes strategjik i Greqisë? Pse sot mbahet peng Kosova me veriun e Mitrovicës nga Rusia e Serbia dhe shtypet pa mëshire popullsia shqiptare ne Presheve, Bujanoc e Medvegje?
Pa keto përgjigje historia e Shqipërisë, Kosovës dhe çështjes shqiptare ne Ballkan do te jete e paplote, ose gjysem e helmuar si Nushiqi. Pa këto pergjegje nuk mund te shkruhet si eshte historia e Ballkanit dhe kështu dhe e Europes, e cila me ne fund hoqi dore nga mbeshtetja e politikes aneksioniste e koloniale te Serbisë e Greqisë ne Ballkan dhe nga heshtja per gjenocidin ndaj popullit shqiptar. Çështja shqiptare do te vihet ne vend dhe historia duhet te nxjerre ne drite te vërtetat e nuk duhet te lere ne harrese masakrat  shekullore te serbeve e grekeve ndaj shqiptareve autoktone. Politika sllave doli ne drite me gjithë takëmet e saj ne fund te viteve ‘90. Pas ushtrisë serbe, doli hapur ta shohin dhe ata qe s’kanë sy e mendje, politika antishqiptare shekullore e pansllaviste e Rusise per te cilen Sekretari Amerikan per Mbrojtjen ne Prishtine deklaroi se “Nuk do te lejohet me qe Rusia ta perdore Kosoven si oborrin e saj mbrapa shtepise”. Tani Putini flet si dikur Cari i Rusise e Mbreti i Serbisë diku nga shekulli i 19 dhe nushiqet e tij jane koshtuniqet e tadiqet. Kjo rrezoi me ne fund edhe tezen e disa internacionalisteve shqiptare(qe ka dhe sot),se Rusia nuk do t’ia dije per Kosovën dhe çështjen shqiptare. Nga deklaratat e Putinit duket sheshit se me çfarë fuqish madhore djallezore e dashakeqe ka patur te beje çeshtja shqiptare, atdhetaret shqiptare e luftëtarët e lirisë, per me teper se nje shekull e gjysem,sa e vështire ka qene fitorja e pavarësisë te Kosovës dhe per kete shkak dhe pse e vonuar sa e ndritur, sa e bardhe, sa ditemire. Çështja shqiptare me pavaresine e Kosoves ka marre zgjidhjen e saj thelbësore,por akoma eshte nje trung, jo i krasitur,por i prere deri ne dege,qe pret te lulëzoje. Do te zgjidhet perfundimisht kur shqiptaret te vendosin te lire te bashkohen ne trojet e tyre etnike e natyrale, kur politika shqiptare nuk do tu leshoje pe për interesa kolltukësh politikave neokolonialiste te Greqise e Serbise, kur interesat jetike e strategjike te shqiptareve do te mbrohen me kurajo nga vete ata dhe perfaqesuesit e tyre politike, kur Greqia do t’i ktheje tokat e grabitura me dhune e gjenocid popullit shqiptar te Çamërisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›