“Bashkia s ka fonde ndaj dhe qeveria është e gatshme për ndërtimin e këtij objekti”
Autori i Lajmit: red.
"Ne jemi të gatshëm të financojmë jo vetëm shpronësimet, por edhe realizimin e projektit", deklaroi kreu i MPPTT-së.
Projekti
Duke e konsideruar këtë si "projekt madhor infrastrukturor", ministri Olldashi tha se ndërtimi i Unazës së Madhe të Tiranës është emergjencë për të gjithë dhe si e tillë duhet të ndërtohet sa më shpejt. Përsa i përket problemit të shpronësimeve, ministri i PPTT, Olldashi, shtoi se "prej shumë kohësh qeveria ka shprehur gatishmërinë e saj për të përballuar shpenzimet e shpronësimeve për Unazën e Tiranës, duke qënë se vlera e shpronësimeve është një vlerë e madhe që do të rëndonte buxhetin e Bashkisë". Kreu i MPPTT-së theksoi se kemi marrë nga Bashkia kërkesën për shpronësim dhe në qershor të vitit 2008 kjo kërkesë zyrtarisht është miratuar nga MPPTT, duke bërë edhe publikimin. "Kemi materialet e botuara në media të datës 17 Qershor 2008 me të gjithë emrat e pronarëve që duhet të shpronësohen në segmentin ku duhet të kalojë Unaza e Re e Tiranës", tha ai. Sipas tij, nga momenti kur janë miratuar shpronësimet dhe është bërë shpallja publike e emrave të pronarëve që shpronësohen si rezultat i ndërtimit të Unazës, procesi nga ana e MPPTT është i kryer dhe mbetet vetëm miratimi i vendimit të Këshillit të Ministrave për të bërë pagesën e këtyre pronarëve. "Ne kemi patur në buxhetin shtesë shumën prej 2 miliardë lekësh të reja të destinuara kryesisht për shpronësimin e pronarëve që preken nga ndërtimi i Unazës së Tiranës, vlera e të cilit shkon 1.2 miliardë lekë dhe këto lekë na është dashur t i rialokojmë në fund të vitit te kapitulli i investimeve për shkak se nuk u përdorën dot, nuk u përdorën dot për një arsye shumë të thjeshtë që qëndron në themel të bllokimit të këtij projekti", deklaroi Olldashi. Në këtë drejtim, ai shtoi se Bashkia e Tiranës ende sot e kësaj dite nuk ka të siguruara fondet për ndërtimin e unazës. "Bashkia ka qenë në kontakte të vazhdueshme me BERZH-in për të marrë nga kjo bankë një kredi për ndërtimin e unazës, por për shkak të mungesës së aftësivë paguese të bashkisë kjo kredi ende nuk është konkretizuar as sot e kësaj dite", vijoi Olldashi.
Reagimi i Bashkisë së Tiranës
"Kryetari i bashkisë deklaroi dje që qytetarët e Tiranës do të mund të kenë një unazë diku rreth vitit 2011 apo 2012, ndërkohë ne jemi sot vetëm në javën e parë të vitit 2009, pra ajo që Kryetari i Bashkisë po thotë është që Tirana duhet të presë edhe 3 vjet të tjera për të pasur unazën e saj", nënvizoi ministri i MPPTT-së. "Ajo që themi ne është që Tirana ka emergjencë për unazën dhe ne jemi të gatshëm, përveç shpronësimeve, menjëherë të fillojmë edhe realizimin e saj, duke parë se Bashkia e ka të pamundur të sigurojë fondet për këtë projekt madhor", tha Olldashi, i cili ftoi Ramaën "të pranojë dështimin e Bashkisë për realizimin e këtij projekti dhe të pranojë faktin që ky projekt duhet bërë dhe të dërgojë projektin pranë MPPTT në mënyrë që ne menjëherë të fillojmë realizimin e Unazës së Madhe".
Ky lajm është publikuar: 08/01/2009