Blushi: Qeveria ka vrare ne Gerdec
"Jam ketu sot t'i them shqiptareve se qeveria i ka vrare. Nje vit me pare, qeveria solli nje ligj qe liberalizonte eksportet e armeve. Pra, kompani private shqiptare lejoheshin te benin tregti armesh, gje qe me pare e bente shteti. Ketu nisi gjithcka, e kjo vrasje u be me ligj. Keni mundesi ta zhbeni per te shpelare shpirtin tuaj. Se perse duhej te liberalizohej kjo gje, s'e di, per t'ia lene nje firme amatore, kur kishte eksperte. Pse qeveria nuk duhet t'i shiste armet vete, dhe parate t'i conte ne buxhetin e shtetit per te bere rruge, por ja dha nje firme private. Kjo eshte nje mundesi per te fituar para. Qeveria ka shkuar ne Gerdec me nje traste me bomba per te fituar leke. Kerkojme te verteten. Arkivolet jane te familjeve, jo te politikes. Nese s'ka drejtesi, diten qe do vijme ne pushtet do gjejme pergjegjesit".