E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDS: Po mbulon mafien shteterore

Partia Demokracia Sociale denoi dje sulmin e qeverise mbi mediat. Sekretari Politik i PDS-se, Artur Duckallari, ndalur ne kete moment theksoi se, "duke folur per media te lidhura me mafien Berisha u perpoq te mbuloje mafien shteterore qe nxirrte fitime me punen e grave dhe femijeve ne mes te mijerave tone municioneve ne shesh te hapur ne mes te Tiranes". Sipas tij, kryeministri Berisha ka pergjegjesine te flase hapur dhe jo te perbalte punen e jashtezakonshme te reportereve dhe kameramaneve qe mberriten ne vendin e tragjedise perpara strukturave shteterore. Njekohesisht, po ne kete linje, Duckallari theksoi se "i bejme thirrje Presidentit te Republikes te marre ne dore situaten per te garantuar nivelin e sigurise kombetare per popullaten dhe per te menaxhuar kete situate, e cila duket se po del jashte kontrollit per te mos pasur me viktima te tjera".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›