Berisha: S'jam pergjegjes, hetoni
Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha zhveshi dje veten nga pergjegjesia per tragjedine e ndodhur ne Gerdec te Vores dhe deklaroi se nuk jep doreheqjen, por eshte i gatshem per hetime. Ne maratonen e debateve per tragjedine ne Kuvend, kreu i ekzekutivit tha se nuk ka motiv te jape doreheqjen, pasi, sipas tij, Kryeministri, ne baze te ligjeve ne fuqi, nuk ka dijeni per vendndodhjen e reparteve ushtarake. "Kryeministri s'ka asnje tager per vendndodhjet as zhvendosjet e reparteve ushtarake. S'mund te marr asnje vendim si qeveri per asnje vendndodhje dhe dislokim. Per here te pare ne jeten time kam degjuar emrin Gerdec me 15 mars, pas ores 12:00, diten e katastrofes", tha Berisha, duke shtuar se nuk ishte ne dijeni as se aty punonin gra e femije. Me keto fjale u mbrojt Kryeministri ndaj gjithe akuzave te opozites, se qeveria vrasese mori jetet e pafajshmeve, se behet fjale per trafik armesh apo se shteti nuk eshte i zoti te parandaloje situata te tilla. "Eshte trafik armesh e tere tragjedia qe fut ne konflikt shqiptaret me partnerin nderkombetar", akuzoi Kastriot Islami. Teper i ashper Ben Blushi, tha nga foltorja e Kuvendit se qeveria eshte ajo qe i ka vrare. Sipas Blushit, qeveria i vrau, duke shkuar me nje traste me bomba ne Gerdec per te fituar para, si dhe ligjeroi shitjen e armeve per nje kompani private. Ndersa deputeti Balla tha se Kryeministrit i eshte cjerre maska tashme se eshte i perfshire ne trafik armesh. Duke iu pergjigjur nje me nje te gjitha akuzave, Berisha mohoi te kete gisht, e kerkoi qe opozita te nise hetimet e ai do te jete i gatshem te jape me shume informacione. "Une pranoj cdo forme hetimi nga cilido, nese fakton dot te kunderten e kesaj. Por s'mund ta faktoni", tha Kryeministri, duke kerkuar nga opozita te jape strategji per ndihmen e banoreve te prekur. Pavaresisht sqarimeve, opozita kerkoi fuqishem qe Kryeministri te jape doreheqjen, te leje imunitetin dhe te vendoset para drejtesise. Madje, ish-ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, duke kerkuar bindshem kete gje, hodhi hije te forta dyshimi se tragjedi te tilla ndodhin pikerisht kur Shqiperia ndodhet para evenimenteve te medha, po keshtu dhe Kosova. Ndersa ministri i dorehequr, Fatmir Mediu, dha statistika shqetesuese per gjendjen e municioneve ne vend. Sipas tij, ne te gjithe vendin Forcat e Armatosura kane trasheguar sasi te konsiderueshme municionesh te shperndara. "Jane prodhime ruse e kineze te viteve 1945-60. Ishin 185000 tone ne 1992 dhe ne '97 u reduktuan. Kemi pasur per detyre reduktimin e tyre. Mosha e vjeter ka bere qe disa prej tyre te krijojne vetendezje, jane mbi 40-vjecare. Ndersa ne vendet e NATO-s s'ka me shume se 25 vjecare", tha Mediu.