E verteta e martesës së Wiz Khalifa dhe Amber Rose

Wiz Khalifa ka konfirmuar se ai dhe e fejuara e tij shtatzanë nuk janë martuar ende.
Spekulimet për një martesë të mundshme u rritën këtë javë pasi që Amber iu referua reperit si “Bashkëshorti im” në një intervistë për TMZ.
Wiz ka bërë të qartë se çifti i cili u fejua në mars të 2012, nuk janë me dokumenta burrë dhe grua.
“Ne gjithmonë e kemi quajtur njëri tjetrin burrë dhe grua, që nga dita e parë. Ne gjithmonë kemi qenë burrë dhe grua”, tha ai.
Dyshja bënë të ditur se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë gjatë ceremoniesë së MTV Video Music Awards në shtator të vitit të kaluar. /Indeksonline/