E Shtunë, 31 Tetor 2026

E verteta e sulmit ne Afganistan

Kapiten Feti Vogli humbi jetën në një terren tepër të vështirë. Kështu ka deklaruar Kolonel Dritan Demiraj Komandant i Batalionit të Forcave Speciale në një intervistë për Abc Neës ndërsa ka shpjeguar se zona ku operojnë forcat tona në Afganistan është një nga vendet më të rrezikshme pasi aty sipas kolonelit Demiraj paratë e trafikut të drogës kthehen në armë që përdoren për të sulmuar ushtarakët që po merren me pastrimin e territorit
Nuk ka pasur asnjë zënkë ka theksuar Komandanti i Batalionit të Forcave Speciale. Ndërsa pa dashur të japë shumë detaje për shkak të sekretit të hetimit kolonel Demiraj ka bërë me dije se shume pyetje rreth vrasjes së kapiten Voglit kanë marrë përgjigje
NdërkohëKolonel Dritan Demiraj ka siguruar se Nëntetari Aleksandër Peci është në gjendje të mirë shëndetësore dhe shumë shpejt ai do të kthehet në atdhe.
Ushtarakët shqiptarë në Afganistan kanë për mision sigurimin e lirisë së lëvizjes në një ndër pikat kryesore të kalimit, Autostradën 4 dhe gjithashtu trajnimin e policisë afgane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›