Lehtesira per koncensionaret e HEC-eve
Të gjithë bizneset koncesionarë që prodhojnë energji në vend do të përdorin tokat e shtetit vetëm për 1 euro gjatë gjithë periudhës kontraktore. Kontrata koncesionare 1 euro është pjesë e draftiti qe ministria e energjetikes ka hartuar per ndryshime ne vendimin procedurat te dhenies me qera të pasurisë shtetërore”. Ky propozim pritet ti paraqitet qeverise per miratim. Keshtu, koncensionaret do te perfitojne kete kontrate per nje shftytezim 25 vjeccar, conform ligjit.
Koncesionarët që do të aplikojnë për të përfituar një kontratë simbolike 1 euro në fushën e ndërtimit të burimeve të reja energjetike, nuk do t’i nënshtrohen procedurës konkurruese. Kjo taksë me ligjin e vjetër, te miratuar kohe me pare, ishte 1 euro për metër katror. Përveç taksës 1 euro që ka qenë një nismë e hershme e kryeministrit Berisha, investitorët në energjetikë tani do të kenë procedura më të lehta për regjistrimin e biznesit të tyre. Kjo behet per te mbeshtetur investimet ne kete sector.
Sipas autoriteteve drejtuese të dikasterit të energjisë, janë identifikuar plotësisht të gjitha lejet dhe licencat, të cilat janë të domosdoshme deri në finalizimin e lejes së ndërtimit të impiantit dhe lidhjen në rrjet të tij. Sipas procedurave të lehtësuara të regjistrimit, të gjithë koncesionarët, të cilët do të fillojnë këtë procedurë,do të drejtohen në Qendrën Kombëtare të Licencimit për të bërë kërkesën dhe brenda afatit kohor prej 4 ditësh, QKL depoziton kërkesën pranë Ministrisë së Energjetikës. Kjo e fundit, pasi shqyrton kërkesën nëse ajo është me interes për publikun ose jo, lëshon autorizimin paraprak dhe publikon vendimin në Regjistrin Kombëtar të Licencave dhe Lejeve.