KQZ gati për zgjedhjet në Istog

Drejtues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kanë konfirmuar për Kosovapress, se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të zhvillohen të dielën në Istog. Nga ana tjerët edhe zyrtar të Policisë së Kosovës, kanë thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet operacionale dhe se plani i sigurisë së qendrave të votimit mbetet i njëjti, sikurse edhe në zgjedhjet e kaluara.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Fehmi Ajvazi, ka thënë për Kosovapress, se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet për kryetar të Istogut dhe se gjatë kësaj jave pritet që edhe fletëvotimet të vinë në Kosovë.
“Këto janë zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të Istogut. Janë certifikuar pesë subjekte që do të garojnë sipas listës, AAK-ja, AKR-ja, LDD-ja, LDK-ja dhe PDK-ja. KQZ vazhdimisht ka punuar me intensitet për të përgatitur këto zgjedhje që do të mbahen në prill, praktikisht do të kemi 15 qendra të votimit dhe 55 vendvotime, në të cilat do të marrin pjesë 39 mijë e 307 votues. Fletëvotimet për këta votues kanë filluar të prodhohen në Slloveni nga kompania ‘Cetis’, dhe ne presim që diku katër apo pesë ditë para zgjedhjeve fletëvotimet të jenë gati dhe të sillen në Kosovë”, ka thënë Ajvazi.
Ajvazi, ka theksuar se KQZ-ja edhe gjatë këtyre zgjedhjeve do të ketë kontakte me Policinë e Kosovës, me qëllim që siguria në qendrat e votimit të jetë në nivelin e duhur.
“Natyrisht kontakte të vazhdueshme KQZ-ja i mbanë me policinë e Kosovës, me organizatat e ndryshme me IFES dhe kur është fjala për çështje të sigurisë më policinë me KFOR-in dhe në këtë drejtim vazhdimisht është punuar dhe punohet pa ndërprerë që ky proces të kaloj sa më mirë”, ka thënë Ajvazi.
Edhe zëdhënës i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar për Kosovapress, që tashmë policia i ka bërë të gjitha përgatitjet operacionale për zgjedhjet e së dielës dhe se për këtë proces janë angazhuar rreth 60 zyrtar policor të cilët do të ofrojnë siguri në të gjitha qendrat e votimit.
“Policia e Kosovës ka bërë përgatitjet e saja operacionale me kapacitet të plotë për të ofruar siguri të plotë tek të gjithë qytetarët dhe në kuadër të 15 qendrave të votimit, ku kryesisht kanë rreth 55 pika vendvotimi në ato 15 qendra. Policia e Kosovës do të angazhoj rreth 60 zyrtar policor, mirëpo në kuadër të këtij numri të zyrtarëve policor, Policia e Kosovës do të ketë edhe patrullime shtesë në rajone të tjera për ta mbajtur të mbuluar të gjithë territorin e komunës së Istogut dhe po ashtu do të këtë njësi shtesë në rast nevoje nëse kërkohet”, ka thënë Kelani.
Kelani, ka deklaruar se zyrtarët policor do të jenë të angazhuar gjatë gjithë këtij procesi zgjedhor që nga fillimi i ofrimit të fletëvotimeve dhe gjatë gjithë transportit duke ofruar kështu siguri deri në përfundim të këtij procesi.
Duke komentuar fushatën elektorale në këtë komunë, Kelani ka theksuar se deri më tash ka ajo ka qenë e qetë.
Fushata zgjedhore në komunën e Istogut ka filluar me 31 mars.
Sipas tërheqjes së shortit, AAK ka numrin 22 dhe kandidati i saj për kryetar të Istogut është Muhamet Shatri, AKR me numër 24 ka për kandidat Ismet Mulajn, LDD me numrin 21 kandidat ka Rifat Osmanin, LDK me numrin 25 me kandidatin e saj Haki Rugova njëherësh edhe zëvendëskryetar i kësaj komune ndërkaq PDK-ja sipas shortit ka numrin 23 dhe si kandidat për kryetar të mundshëm ka Shasivar Haxhijaj.
Të gjitha këto parti politike kanë konfirmuar që tashmë kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet e së dielës.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Istog, po mbahen pas vdekjes së kryetarit Fadil Ferati. /kosovapress/